Sport
Andi Zeqiri, 20 ndeshje, 20 gola
Është vetëm 20-vjeçar, ka shënuar 20 gola në 20 ndeshje në këtë edicion. Për klubin e tij, Lausanne dhe për Zvicrën U21

Është një nga talentet e së ardhmes në futboll. Është vetëm 20-vjeçar, por ka shifra impresionuese në këtë edicion, me 20 gola në 20 ndeshje në të gjitha garat. Është ky Andi Zeqiri, që ka lindur në Zvicër, por familja e tij është nga Ferizaj.
Ai në një intervistë për albinfo.ch, flet për sezonin aktual, ofertat e shumta, por edhe për të ardhmen.
“Ky ka qenë një sezon shumë i mirë deri më tani. Kam pritur se do të jetë kështu, sepse kam punuar shumë. Jam shumë i lumtur me paraqitjet e mia, edhe pse unë jam gjithmonë i uritur për më shumë. Kam edhe shumë për të dhënë”, deklaroi Zeqiri për albinfo.ch.
Nga Lozana në Juventus dhe sërish në Lozanë
Ai kishte debutuar me Lausannen në moshën 15-vjeçare. “Po, ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme. Më pas isha për një vit në ekipin e të rinjve të Juventusit, por pasi përfundoi huazimi, klubi zviceran nuk u pajtua që unë të largohem për 3.5 milionë euro. Më pas është interesuar edhe Monaco, por klubet nuk kishin marrëveshje. Tani kam kontratë me Lausannen deri në qershor të vitit 2021”, shtoi tutje futbollisti 20-vjeçar.
Ai ka shumë oferta. “Për momentin jemi duke shikuar mundësitë, sepse kemi disa oferta. Shumë ekipe të mëdha evropiane janë interesuar, megjithatë do të shohim”, shprehet Andi, që ka afër babain e tij, Avdi Zeqirin, i cili e ndjek hap pas hapi.
Pëlqen Xhakën, Shaqirin dhe Ronaldon
Tutje, futbollisti shqiptar shton se nga futbollistët shqiptarë pëlqen (Granit) Xhakën, por edhe (Xherdan) Shaqirin, kurse nga ata ndërkombëtarë Cristiano Ronaldon.
Andi ka shënuar 12 gola në Challenge League (Liga e Parë e Zvicrës), derisa duke përfshirë Kupën dhe Zvicrën U21, shifra ka shkuar në 20.
“Të shënosh dy gola përballë Francës ishte e jashtëzakonshme. Francezët kanë një super ekip me shumë yje, por ne fituam 3:1, ku shënova dy herë. Ishte e jashtëzakonshme”, thekson Andi Zeqiri.
Ai ka shumë oferta, derisa shihet si një lojtar me të ardhme të ndritur.
Ka filluar të luajë futboll nga mosha 6-vjeçare
Andi Zeqiri ka lindur në Lozanë, ndërsa familja e tij kishte shkuar në Zvicër në kohën e luftës në Kosovë, në vitin 1998. Nga mosha 6-vjeçare ka filluar të luajë futboll. Aktualisht luan në Lausanne.
Ka shumë oferta
“Për momentin jemi duke shikuar mundësitë, sepse kemi disa oferta. Shumë ekipe të mëdha evropiane janë interesuar, megjithatë do të shohim”, shprehet Andi, që ka afër babain e tij, Avdi Zeqirin, i cili e ndjek hap pas hapi.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor