Lajme
Analistët: “Protestat në Maqedoni, produkt i deklaratave të pamatura nga Jankullovska”
Tensioni në Maqedoni vazhdon të jetë i pranishëm. Arrestimi i shqiptarëve në fillim të këtij muaji, ka nxitur revoltë e protesta.
Shqiptarët kanë protestuar kundër këtyre arrestimeve, duke i cilësuar jo të drejta dhe të motivuara etnikisht.
Kurse si kundërpërgjigje kanë protestuar edhe maqedonasit, por me një numër shumë të vogël. Protestuesit kanë bërë thirrje kundër shqiptare.
Analistët politik Albert Musliu dhe Petar Arsovski vlerësojnë se deklaratat e pamatura të Ministres së Brendshme Gordana Jankullovska sa i përket etiketimit të arrestuarve si vrasës dhe nga ana tjetër mbështetja e aksionit policor ‘Monstrum” nga partia shqiptare në pushtet BDI, janë arsyet kryesore që nxitën qytetarët të protestojnë ashpër madje të shprehin dhunë ndaj institucioneve dhe selive të partisë së Ahmetit.
Por, sipas analistëve tani gjithçka varet nga institucionet dhe subjektet politike se si do t’i përgjigjen këtyre kërkesave të qytetarëve, raporton Alsat-m.
“Mendoj se një nga arsyet është se BDI mbështeti aksionin policor për vrasjet në Smillkovcë, për sa i përket deklaratave se nuk ka pasur incidente gjatë aksionit dhe mbajtje pa nevojë në paraburgim. Mendoj se është një mllef transitor ndaj BDI-së që do të kalojë me kusht që gjykata të ketë zgjidhje transparente dhe me dëshmi të qarta”, ka theksuar Arsovski.
“Subjektet politike janë organizata në vete dhe reagojnë konform vullnetit të qytetarëve. Lidhur me kërkesat politike mendoj se hapësira politike në Maqedoni është e hapur dhe nëse ka kërkesa ndaj subjekteve ato t’u drejtohen subjekteve politike ose nëpërmjet strukturave të subjekteve politike ose nëpërmjet strukturave të reja politike. Nuk e shoh të nevojshme të protestohet me kërkesa partiake”, deklaroi Albert Musliu.
Megjithatë analistët vlerësojnë se protestat e ditëve të fundit janë edhe si pasojë e mungesës së investimit për një kohë të gjatë në ndërtimin e mirëbesimit mes bashkësive etnike.
Analistët gjithashtu vlerësojnë se në periudhën e ardhshme situata në terren do të varët nga rrjedha e procesit gjyqësorë, respektivisht nëse ai do të jetë transparent dhe i mbështetur në dëshmi të fuqishme. Ndërkohë Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se ndjek më vëmendje protestat dhe se ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për dokumentimin e incidenteve dhe identifikimin e kryerësve të veprave gjatë protestave.
Pas gjitha këtyre ngjarjeve në Maqedoni partitë politike shqiptare nuk kanë bërë asnjë përpjekje për unitet dhe bashkëveprim lidhur me situatën e fundit të tensioneve në Maqedoni.
Edhe pas thirrjeve nga diaspora shqiptare për unitet dhe bashkëveprim, asnjë nga partitë politike shqiptare nuk ka marrë nismën për të realizuar një mision të këtillë.
Partitë më të vogla politike shqiptare kanë përshëndetur nismën e fundit të ish-kongresistit shqiptaro-amerikan Joe DioGuardi për bashkëpunim ndërmjet partive politike shqiptare në këtë situatë të krijuar, mirëpo iniciativa dhe refuzimi vjen nga partitë më të mëdha.
Dy partitë BDI dhe PDSH kanë vijuar me agjendat e tyre partiake, duke shmangur iniciativat për bashkëveprim politik.
Zyrtarë të këtyre dy partive i kanë thënë agjencisë së lajmeve INA se idetë e tilla nuk janë diskutuar së fundi në kryesitë e tyre partiake, por sipas tyre, mbetet për tu analizuar dhe shqyrtuar.
Thirrjet për unifikim kanë mbërritur edhe nga diaspora në Evropën Perëndimore, mirëpo edhe ajo është mohuar për tu komentuar nga partitë politike.
Skena politike shqiptare në Maqedoni për përballet me një kaos politik, ku së fundi ka hasur në kritika edhe nga protestuesit e ditëve të fundit nëpër Maqedoni, që kanë drejtuar akuza për dështim të spektrit politik shqiptar dhe marrjen e përgjegjësisë për tu vetorganizuar për të shprehur reagimin dhe revoltën lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni.
Kurse personalitete publike, shkrimtarë, publicistë dhe analistë flasin për tezat e fundit të lansuara nga qarqe politike dhe institucionale maqedonase për indoktrinimin e shqiptarëve me problemet fetare dhe jo kombëtare.
Ata e shohin si të domosdoshme ngritjen e një opsioni të ri të revoltës dhe reagimit përmes një lëvizje protestash me moton “Pranvera Shqiptare”, raporton INA.
Mediat maqedonase, të ndjekura kryesisht nga ato serbe kanë karakterizuar protestat e fundit dhe reagimet e shqiptarëve me kauza fetare islame, duke shfaqur etiketimet e pranisë së radikalizmit dhe fundamentalizmit islamik tek shqiptarët.
Së fundi, në një nga televizionet publike në Maqedoni është konstruktuar emisioni special që trajton idetë se gjoja në Maqedoni “ A do të vjen pranvera arabe” dhe se “ po krijohet modeli i izraelit ndaj palestinezëve”.
Publicisti dhe analisti Nijazi Muhamedi ka theksuar së fundi ka pritur tezat e maqedonase, që sipas tij, së fundi përmes një emisioni misionar sllavo-maqedonas “Vo Centar”, që shpallin ‘pranvera arabe’ apo ‘modelet izraelite’ në Maqedoni.
Sipas tij, shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me ‘pranverat arabe’, por do të ndodhë ‘pranvera shqiptare’, sepse ka forca që do të marrin mbi vete përgjegjësinë kombëtare, për të eliminuar tërë këto skenarë që vijnë përmes qarqeve dhe mediave të caktuara, me një qendër të përbashkët.
Lidhur me tezën e modelit izraelit, analisti Muhamedi thekson se ajo tezë shpaloset nga reflekset dhe sindromat traumatike të ndërdijes së sllavomaqedonasve.
Profesori universitar, prof.dr. Nehas Sopaj nënvizon se shpërthimi i pakënaqësisë popullore të shqiptarëve me qëllim të caktuar po merrë ikonografinë turko-arabe.
Sipas tij, është shumë problematike të përmbahet pakënaqësia, por edhe më problematike sipas tij është t’i riorientosh qëllimet pastaj, atje ku e kanë vendin, në padrejtësitë, shantazhimet dhe antishqiptarizmin që hapur po e manifeston kjo qeveri sot.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










