Shqipëria
Analistët dhe qytetarët e mirëpresin vendimin e Ramës për ministrat kosovarë
Emërimi i dy shtetasve të Kosovës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Arsimit, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Shqipërisë, ka ngjallur reagime pozitive te kosovarët.
Njohësit e çështjeve politike mendojnë se vendimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, me këtë rast, është i natyrshëm. Ata arsyetuan edhe moshën e ministrit të ri të Jashtëm, për të cilën kishte edhe zëra qortues, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Analisti Avni Mazreku tha se emërimi i kosovarëve në pozitat e ministrave do të shërbejë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, duke u bazuar – sipas tij, – në pozitën e Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare.
Ndërkohë, qytetarët mendojnë se një vendim i tillë do të duhej të bëhej më parë dhe se, sipas tyre, Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë një.
Ky vendim i kryeministrit Edi Rama ka qenë befasues, pas shkarkimit të më shumë se gjysmës së ministrave të kabinetit të tij. Rama ka vendosur si ministër të Jashtëm, në vend të Ditmir Bushatit, Gent Cakajn, dhe në vend të Lindita Nikollës, Besa Shahinin.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta














