Shqipëria
Amnesty International: Shqipëria probleme të mëdha me të drejtat e njeriut
Po ashtu thuhet se rruga e Shqipërisë për anëtarësim në BE është vështirësuar nga progresi i ngadaltë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar
Raporti i fundit që ka nxjerr Amnesty International e nxjerr Shqipërinë një vend ku shkelen të drejtat e njeriut, duke përmendur kështu një varg shkeljesh të ligjit, nga vrasjet, trafikimi, vjedhja dhe paragjykimi. Sipas AI, mosndëshkimi për vrasjet dhe zhdukjet e të periudhës se kaluar, mungesa e masave për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje, trafikimi e prostitucion janë vetëm disa nga problemet që i ka gjet AI në raportin e Shqipërisë 2017-2018.
Po ashtu thuhet se rruga e Shqipërisë për anëtarësim në BE është vështirësuar nga progresi i ngadaltë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Amnesty ndalet tek kriza politike që i parapriu zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe protestat e partisë demokratike të opozitës.
Vëzhguesit ndërkombëtarë raportuan për disa incidente të presionit mbi votuesit dhe blerje të mundshme votash. Për sa i përket sistemit të drejtësisë, masat për të garantuar pavarësi gjyqësore janë implementuar pjesërisht, thuhet në raport.
Në qershor, u dërgua në Gjykatën Kushtetuese Ligji i Vettingut që synon të garantojë pavarësinë e gjykatësve dhe prokurorëve nga krimi i organizuar. Në një rast të paraqitur në gjykatën evropiane të të drejtave të njeriut, qeveria ra dakord të rihapë hetimin për rastin e katër protestuesve të vrarë në protestën e 21 janarit 2011.
Një pagesë prej mbi 100 mijë eurosh si formë kompensimi është ndarë mes të afërmve të dy viktimave, raporton TCh. Më tej raporti ndalet tek të drejtat e komunitetit LGBT ku denoncon diskriminimin në punësim, tek të drejtat e emigrantëve, ato kulturore, ekonomike e sociale si edhe tek dhuna ndaj grave, ku specifikisht përmend rastin e gjykatëses së vrarë Fildeze Hafizi.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











