Lajme
Sa shpenzuan amerikanët gjatë ‘Black Friday’
Amerikanët shpenzuan një shifër rekord prej 9.12 miliardë dollarësh në internet gjatë asaj që njihet si e “Premtja e Zezë”, dita menjëherë pas festës së Falënderimeve, e cila çel sezonin e blerjeve me rastin e festave në Shtetet e Bashkuara me ulje drastike çmimesh.
Sipas një raporti të publikuar të shtunën të kompanisë Adobe Analytics, shpenzimet në internet u rritën me 2.3 për qind, edhe pse konsumatorët po përballuan me trysninë e inflacionit të lartë.
Duket se blerësit nuk i kanë shpëtuar dot tundimit të zbritjeve të mëdha, të ofruara në çdo gjë, nga telefonat inteligjentë tek lodrat.
Adobe Analytics, e cila mat tregtinë elektronike duke analizuar blerjet në faqet e internetit, ka qasje në të dhënat që mbulojnë blerjet në 85 për qind nga 100 kompani kryesore që tregtojnë në internet në Shtetet e Bashkuara.
Kompania kishte parashikuar që shitjet gjatë kësaj dite të rriteshin në një masë modeste prej 1 për qind.
Një ditë që gjithashtu shoqërohet me ulje të mëdha çmimesh është ajo që njihet si “Cyber Monday”, e hëna e parë pas festës së Falënderimeve. Adobe Analytics parashikon që edhe e hëna të shënojë një volum të madh blerjesh, me amerikanët që pritet të shpenzojnë rreth 11.2 miliardë dollarë.
Pritshmëritë ishin që konsumatorët të dyndeshin në dyqane pas kufizimeve që kishte shkaktuar më parë pandemia, por mëngjesi i së premtes tregoi më pak lëvizje se zakonisht në qendra tregtare, me përjashtime në disa pjesë të vendit.
Amerikanët përdorën telefonat inteligjentë për të bërë blerje dhe sipas Adobe Analytics, blerjet në celular përfaqësonin 48% të të gjitha shitjeve në internet gjatë ditës së premte. /VOA
E-Diaspora
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Gjermani
Besmir Elmazi përfundon specializimin e tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf -
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!” -
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po zhvillon provat për festën e 28 Nëntorit -
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti










