Lajme
Amerikanët po i tërheqin me të madhe paratë e tyre në bankat zvicerane
Nga viti 2006, amerikanët praktikisht kanë tërhequr të gjitha mjetet e veta nga llogaritë në bankat zvicerane

Nga viti 2006, amerikanët praktikisht kanë tërhequr të gjitha mjetet e veta nga llogaritë në bankat zvicerane.
Amerikanët e pasur po tërheqin me të madhe kapitalin e tyre nga bankat zvicerane, konkudoi një hulumtim i “Global Wealt 2011”, që e zbatoi kompania konsulente “Boston Consulting Group” (BCG).
Amerikanët e pasur janë të frikësuar nga akuzat e shumta të autoriteteve tatimore në të cilat marrin pjesë edhe institucionet financiare zvicerane, por edhe bankat e këtij vendi, konsiderojnë se është më mirë të heqin dorë nga biznesi me pasanikët nga SHBA-ja.
Nga viti 2006, amerikanët praktikisht kanë tërhequr të gjitha mjetet e veta nga llogaritë në bankat zvicerane.
Derisa para 5 vjetëve SHBA-ja merrte pjesë me 18 për qind në aktivën e bankave nën administrim lokal e bankave, më 2010 pjesëmarrja e tyre ka rënë në vetëm 2 për qind.
Këtë zvogëlim, ekspertët e arsyetojnë me hetimet e autoriteteve tatimore amerikane, citon agjencia Reuters.
Banka zvicerane UBS në shkurt të vitit 2009 ka pranuar të paguajë dënimin në shumë prej 780 milionë dollarëve dhe t’iu dërgojë autoriteteve amerikane të dhënat për 4 500 klientë, për t’iu shmangur akuzave.
Për shkak të këtij skandali, si dhe shlyerjes se mjeteve si pasojë e krizës financiare 2007-2010, klientët kanë tërhequr mbi 200 miliardë dollarë.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz