Bota
Amerika ndalon refugjatët sirianë
Donald Trump e ka përcaktuar numrin prej 50 mijë refugjatëve nga e gjithë bota, që Shtetet e Bashkuara do t’i pranojnë këtë vit
Presidenti i ri i Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar edhe urdhrin për ndalim e refugjatëve sirianë që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, raporton albinfo.ch.
Ai ka urdhëruar suspendimin e migrimit nga shtatë vende me popullatë shumicë myslimane për 90 ditë, derisa të implementohet procesi i ri rigoroz “ekstrem i vërtetimit”.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu ka njoftuar se në shënjestër të këtyre urdhrave janë Siria, Iraku, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.
Trump po ashtu ka urdhëruar pezullimin katërmujor të programit amerikan për refugjatë për Irakun, Afganistanin dhe Pakistanin. Ai e ka përcaktuar numrin prej 50 mijë refugjatëve nga e gjithë bota, që Shtetet e Bashkuara do t’i pranojnë këtë vit.
Një përjashtim madhor për ndalesën e refugjatëve është bërë për të krishterët sirianë, për të cilët Trump tha se janë të shtypur në vendin e tyre.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












