Lajme
Amerika Latine, epiqendër e re e pandemisë
Amerika Latine është bërë tani epiqendër e pandemisë

Është bërë e ditur se Amerika Latine ka tejkaluar Evropën dhe Shtetet e Bashkuara me numrin e përditshëm të të infektuarve me koronavirus, tha drejtorja e Organizatës Pan-Amerikane të Shëndetësisë, Carissa Etienne.
Rajoni “është bërë tani epiqendër e pandemisë” së koronavirusit, tha ajo në një konferencë për gazetarë.
Ndërsa Brazili është vendi i dytë në botë, pas SHBA-së, me numër të të infektuarve dhe i gjashti me numrin e viktimave.
Mbi 391,000 njerëz atje janë infektuar me koronavirus dhe mbi 24,500 kanë humbur jetën.
Për vendet si Brazili, “tani nuk është koha për t’i lehtësuar kufizimet ose strategjitë parandaluese”, tha Etienne, nga Organizata Pan-Amerikane e Shëndetësisë.
“Tani është koha për të qëndruar të fortë, për të qëndruar vigjilentë dhe për të zbatuar në mënyrë agresive masat e shëndetit publik. Kemi mësuar nga rajonet e tjera, kemi mësuar se çfarë funksionon dhe çfarë jo dhe ne duhet të vazhdojmë ta zbatojmë këtë njohuri në kontekstin tonë”, tha Etienne.
Në pjesë të tjera të Amerikës Latine shpërthimet e koronavirusit po marrin hov në Peru, Kili, El Salvador, Guatemalë, Nikaragua dhe Meksikë.
Në një tjetër lajm të keq për rajonin, linja më e madhe ajrore e Amerikës Latine, LATAM, është bërë kompania e fundit në gjithë botën që ka shpallur falimentimin, pasi ka pësuar rënie dramatike të biznesit për shkak të pandemisë së koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid Gresa fiton çmim në festivalin ndërkombëtar të filmit Imagineindia IFF në Madrid...
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
Jeta në Austri
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri ÖBB zbulon trenat e rinj me dy kate për distanca të gjata...
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë