Lajme
Vaksinohen kundër koronavirusit disa majmunë në Kaliforni
Nëntë majmunë të mëdhenj në një kopsht zoologjik në Kaliforni u vaksinuan kundër coronavirusit. Zyrtarët në San Diego thanë se katër orangutangë dhe pesë bonobos morën vaksinën, javëve të fundit.
Kafshët i morën nga dy doza të një vaksine eksperimentale, të dizajnuar fillimisht për qen dhe mace, tha zëdhënësja e kopshtit zoologjik, Darla Davis, për agjencinë e lajmeve Reuters.
Vaksinat u miratuan, pasi tetë gorilla në një tjetër kopsht të San Diegos u infektuan me koronavirus në janar.
Rasti shënoi transmetimin e parë të njohur të virusit te majmunët e mëdhenj.
Vaksina u zhvillua nga kompania farmaceutike veterinare Zoetis, por nuk u testua te majmunët.
Në komunitetin njerëzor, coronavirusi ka prekur mbi 115 milionë vetë.
Prej tyre, mbi 2.5 milionë kanë humbur jetën dhe mbi 65 milionë janë shëruar.
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 28 milionë të infektuar dhe mbi 520,000 viktima.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










