Lajme
Mesazhi i ambasadores shqiptare nga Izraeli
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka dhënë një mesazh nga Tel Avivi, për situatën e shtetasve shqiptarë pas ndezjes së konfliktit Izrael-Palestinë, si pasojë e të cilit kanë mbetur të vdekur qindra persona.
“Unë jam Meri Kumbe, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe aktualisht ndodhem në aeroportin e Tel Avivit. Prej 48 orësh kam qenë në kontakt me ministrin e Evropës dhe Punët e Jashtme, z. Hasani dhe përmes Ministrisë dhe stafit të ambasadës jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael, për t’i ndihmuar në largimin nga vendi. Me porosi të ministrit ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës, si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut”, thotë ambasadorja shqiptare, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
“Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael, por në emër të qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë”, shton ambasadorja shqiptare në Izrael.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











