Shqipëria
Ambasadorja franceze: Macron nuk është kundër Shqipërisë
“Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër, ka thjesht një qasje të re"
Për çështjen e negociatave me Shqipërinë ka folur së fundmi ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Vasac.
Në një prononcim për mediat pas një vizite në qytetin e Korçës, Vasac shpjegoi se Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër Shqipërisë.
Ajo ritheksoi fjalët e presidentit Macron, nëpërmjet të të cilave u shpreh se dera e tyre është e hapur, por që interpretimet e deklaratave të tij nuk janë të sakta. Për sa i përket minishengenit Ballkanik, Vasac u shpreh se forcimi akoma më tej i marrëdhënieve fqinjësore mes shteteve ballkanike është i mirëpritur.
“Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër, ka thjesht një qasje të re. Përsëris mendimin e presidentit francez Emanuel Makron pasi ai nuk është shprehur asnjëherë kundër Shqipërisë. Ka thjesht disa interpretime jo të sakta nga njerëz, që nuk korrespondojnë me të vërtetën.
Franca mendon se duhet ndërmarrë iniciativë që të gjendet një mënyrë e re e funksionimit të BE-së, si për anëtarët, ashtu edhe për vendet joanëtare. Dera është e hapur. Mirëpo duhet që së pari reformat të vazhdojnë e të ketë rezultate konkrete. Nuk mjafton vetëm miratimi i ligjeve, por edhe zbatimi i tyre. Forcimi akoma më tej i marrëdhënieve fqinjësore mes shteteve ballkanike është i mirëpritur. Mendoj se ky është sot frymëzimi mes bashkëbiseduesve në këtë mini-shengen. Nuk ka arsye pse t’i kundërvihet Shqipërisë rrugëtimi drejt Evropës”, tha Vasac ndër të tjera, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











