Feja
Ambasadorja Breca takohet me kryetarin e Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, Nazane Breca e shoqëruar nga Fatmire Musliu, ministër-këshilltare, zhvilluan një takim në zyrat e Xhamisë së Bardhë në Aabrgurg me kryetarin e Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, Nehat Ismailin.
Ambasadorja Breca përshëndeti dhe përgëzoi punën dhe angazhimin e imamëve të cilën në kontinuitet dhe në linjën institucionale janë të organizuar për t’i kontribuar integrimit të tyre në bashkësinë zvicerane. Mes tjerash informoi edhe për qëllimin e vizitës dhe konfirmoi nevojën e një intensifikimi marrëdhëniesh me UISHZ-në rreth një bashkëpunimi të ngushtë në shumë shtigje dhe sfera me përmbajtje të interesit kombëtar, thuhet në një njoftim të UISHZ.
Kryetari i UISHZ-së, Nehat Ismaili e njoftoi ambasadoren Breca rreth UISHZ-së, aktivitetin dhe përkushtimin e imamëve në Zvicër dhe investimin e tyre në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave universale njerëzore. Në vazhdën e këtij takimi u shkëmbyen opinione mbi angazhimin e imamëve në platformat ndërfetare, nevojën e pashmangshme inkurajuese të fëmijëve për të ndjekur mësim plotësues të gjuhës shqipe.
Në këtë takim, po ashtu u fol edhe për rolin e institucioneve fetare në parandalimin e sjelljeve devijante dhe bindjeve të gabueshme religjioze, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit me institucionet vendore, pa mënjanuar edhe përfaqësuesit e sektorit publik dhe fetar këtu në Zvicër.
Në këtë takim, kryetari i UISHZ-së qe i shoqëruar nga anëtari i kryesisë së UISHZ-së, Fahredin Bunjaku, kryetar i xhamisë, Bashkim Shabani dhe dy anëtarët e kryesisë së xhamisë Idriz Dervishi dhe Ridvan Qazimi.
Ai thellësisht i shprehu falënderim ambasadores Breca për vizitën e saj, angazhimin dhe përkushtimin që ajo shpalosi, si dhe konfirmoi gatishmërinë për një bashkëpunim frytdhënës në shumë aspekte të interesit të përbashkët për komunitetin shqiptar, në prezantimin e kulturës, traditës dhe harmonisë ndërfetare te shqiptarët, duke i vënë në gatishmëri hapësirat e qendrave islame edhe për shërbime edukativo arsimore, si dhe për shërbime konsullore për nevojat e vet komunitetit shqiptar.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









