Tematike
Ambasadori Ukelli pret përfaqësuesit e Odës Tregtare Zvicër – Kosovë
Në këtë takim, deputeti zviceran, Alfred Heer, iniciues i themelimit të Odës Tregtare ka biseduar me diplomatët kosovarë për gjetjen e rrugëve të reja për rritjen e bashkëpunimit tregtar dhe thithjen e investimeve zvicerane në Kosovë
Ambasadori i Kosovës në Bernë, Sami Ukelli, i shoqëruar nga shefi i Konsullatës në Cyrih, Sami Kastrati dhe konsullja Shukrije Ramadani kanë pritur mbrëm në një takim deputetin nacional të Zvicrës Alfred Heer, inicuesin e themelimit të Odës Tregtare Zvicër Kosovë, kryetarin e Odës, Musa Komani dhe avokatin zviceran Andreas Erb, raporton albinfo.ch.
Në këtë takim, deputeti zviceran i partisë së djathtë, SVP-së, Alfred Heer ka biseduar me diplomatët kosovarë për gjetjen e mënyrave dhe rrugëve të reja për rritjen e bashkëpunimit tregtar dhe thithjen e investimeve zvicerane në Kosovë, thuhet në një njoftim për albinfo.ch.
Ambasadori Ukelli i ka njoftuar fillimisht mysafirët zviceranë për fazat kohore të konsolidimit të mundshëm të institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021. Po ashtu diplomati nga Kosova ka folur edhe për vizitën dy ditore të këtyre ditëve në Zvicër të U.d. Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në funksion të forcimit të bashkëpunimi ndërmjet të të dy shteteve.
Ukelli ka treguar përparësitë që ka Kosova për investitorët zviceranë. Ai ka përmendur edhe mundësinë e investimeve strategjike zvicerane, të cilat i garanton shteti i Kosovës, duke siguruar se në vendin që përfaqëson diplomati kosovar ka klimë të favorshme dhe shumë mundësi investimi për secilin investitor zviceran të sektorëve të ndryshëm.
Ukelli ka theksuar edhe rëndësinë e angazhimit të afaristëve të diasporës kosovare që të sjellin partnerët e tyre zviceranë për të investuar në Kosovë.
Nga ana tjetër, deputeti zviceran, Alfred Heer dhe kryetari Odës Tregtare Zvicër Kosovë, Musa Komani kanë pranuar se kanë ngecur për shkak pandemisë në hartimin e projekteve për rritjen e bashkëpunimit tregtar mes Zvicrës dhe Kosovës. Ata kanë shfaqur shpresën se me ndryshimin e qeverisjes në Kosovë do të ndryshojë edhe perceptimi për imazhin jo të mirë karshi investitorëve zviceranë. Ata kanë marrë informata edhe për mundësinë e investimeve në turizëm dhe për shkollat profesionale te tipit zviceran dual të arsimimit.
Diplomatët kosovarë kanë shprehur gatishmërinë të ofrojnë çfarëdo informacioni zyrtar të nevojshëm për Odën Tregtare Zvicër Kosovë, raporton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente









