Shqipëria
Ambasadori shqiptar në Berlin: Si do të bëhet konvertimi i lejeve të drejtimit të automjeteve
Në një Intervistë e dhënë nga ambasadori i Shqipërisë në Berlin, Artur Kuko, për gjendjen dhe potencialin në zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale Shqipëri-Gjermani, tregoi se si do të bëhet konvertimi i të lejeve të drejtimit të automjeteve, përcjell albinfo.ch.
“Duke filluar nga 1 qershori i këtij viti, do të fillojnë me njohjen dhe konvertimin e patentave shqiptare. E theksoj edhe një herë: vetëm për ata që plotësojnë kushtin themelor, pra, vetëm ata që janë rezidentë të ligjshëm në territorin e Republikës Federale Gjermane. Mënyra si funksionon është: Ai që ka nevojë për konvertimin e lejes së drejtimit paraqitet te organet gjermane. Ata që e kanë marrë dokumentin pas vitit 2017 e konvertojnë automatikisht. Ata që e kanë marrë para vitit 2017 do t’u nënshtrohen verifikimit, pasi të kenë kontaktuar autoritetet gjermane. Autorietet gjermane kontaktojnë autoritetet shqiptare dhe bëjnë autentifikimin e dokumenteve të paraqitura”, shprehet Kuko.
Unë besoj që me këto marrëveshje kuadri ligjor i marrëdhënieve bilaterale midis vendit tonë dhe Gjermanisë është i plotë. Përveç marrëveshjes së njohjes së patentave, vitet e fundit janë nënshkruar edhe marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore, dhe për njohjen e pullës apostijë. Janë të treja elemente që kanë një impakt të veçantë në jetën e përditshme të njerëzve. Puna jonë është që të fokusohemi në mbushjen me substancë të këtij kuadri ligjor, në mënyrë që të shkojmë përtej këtij niveli shumë të lartë të dialogut politik që kemi midis Tiranës dhe Berlinit, por edhe midis Tiranës dhe kryeqyteteve të disa landeve gjermane”, tha Kuko në një intervistë të dhënë për DW.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










