Lajme

Ambasadori rus ikë nga Jarinja

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandër Konuzin, i cili shoqëronte konvojn me ndihma ruse, ka lënë Jarinjen dhe është kthyer në Beograd.

E ndërkohë vetëm dy kamionë rusë me ndihma janë lejuar të hyjnë në Kosovë në pikën kufitare të Kosovës me Serbinë, në Jarinje.

Raportohet se pjesa tjetër prej më shumë se 20 kamionësh rusë ka kaluar natën në territorin e Serbisë.

Hyrja e konvojt ishte ndaluar pasi ambasadori rus në Beograd Aleksander Kozunin kishte refuzuar që ai të shoqërohej nga policia e EULEX-it.