Lajme
Ambasadori Malaj takon krerët e instancave më të larta të BE-së
Ai është takuar me José Manuel Barroso kryetar i Komisionit Evropian, Herman Van Rompuy, kryetar i Këshillit Evropian dhe Martin Schulz, kryetar i Bashkimit Evropian
I ftuar në ceremoninë e ndarjes së Medaljes së artë të tre Kryetarëve të instancave më të larta të Bashkimit Evropian, Presidentit të Komisionit Evropian, José Manuel Barroso, Presidentit te Këshillit të Evropës Herman Von Rompy dhe Presidentit të Parlamentit Evropian Martin Schulz, nga Fondacioni Jean Monnet, mori pjesë edhe Ambasadori i Kosovës i akredituar në Bernë, zoti Naim Malaj.
Gjatë ceremonisë e cila zgjati për rreth dy orë, shprehën mesazhet e tyre autoritetet më të larta të Konfederatës Helvetike dhe të kantonit të Vaud.
Ambasadori i Kosovës, Naim Malaj pati takime dhe biseda me me tre presidentët e instancave më të larta të Bashkimit Evropian. José Manuel Barroso kryetar i Komisionit Evropian Herman Van Rompuy, President i Këshillit Evropian dhe Martin Schulz, Kryetar i Bashkimit Evropian.
Z. Barroso, President i Komisionit Evropian, e siguroi Ambasadorin Malaj se zgjerimi i Bashkimit të Evropës përfshin edhe Kosovën. Ai shprehu bindjen se Kosova do të jetë pjesë e familjes së bashkuar evropiane dhe konfirmoi se Kosova është pjesë përbërëse e objektivave të zhvillimit të Evropës”, thotë Malaj për albinfo.ch.
Herman Van Rompuy, President i Këshillit Evropian u shpreh se Kosova e ka një mik në Bashkimin Evropian. “E kam vizituar Kosovën dhe jam ndër të parët që e kam ngritur çështjen e Kosovës në Parlamentin Evropian, theksoi z. Rompoy duke shprehur interesimin e tij për zhvillimet në Kosovë dhe formimin e qeverisë.
Ai u shpreh se ka qenë ndër të parët që ka sensibilizuar Parlamentin Evropian mbi çështjen e Kosovës. Ai u interesua mbi rrjedhat e fundit si dhe mbi procesin e formimit të qeverisë së re të Kosovës. Malaj e informoi mbi zhvillimet dhe arritjet e fundit dhe e falenderoi presidentin e Bashkimit Evropian për ndihmën e vazhdueshme që ai i ka dhënë dhe shprehet se do t’i japë edhe në vazhdim.
Në bisedën me kryetarin e Bashkimit Evropian, Martin Schulz, Malaj theksoi pritshmërinë dhe sigurinë e popullit të Kosovës mbi përkrahjen e Gjermanisë në mbështetje të përshpejtimit të proceseve integruese. “Zoti Schulz, shprehu gatishmërinë e tij në mbështetje të çështjes dhe nënvizoi se duhet bërë me shumë punë me pesë vendet e Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, thotë më tutje Malaj për albinfo.ch.
Përfaqësuesi i lartë i Konfederatës Helvetike dhe njëherësh president i Këshillit kantonal të kantonit të Vaudit, Pierre- Yves Maillard, u shpreh i kënaqur për takimin me përfaqësuesin e Kosovës në Bernë dhe e siguroi atë për ndjenjet tepër miqësore që ai dhe populli Zviceran ushqen për Kosovën. Ai ftoi ambasadorin e Kosovës për një vizitë në kantonin Vaud (Lozanë).
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











