Lajme
Ambasadori Lulzim Pllana vizitoi kompanitë e shqiptarëve në rajonin e Tirolit

Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, gjatë vikendit të kaluar vizitoi bashkëkombësit shqiptarë në rajonin e Tirolit. Ai, së bashku edhe me kryesinë e Rrjetit të Biznesit Shqiptar në Austri, vizituan edhe disa biznese të shqiptarëve.
“Vizita nisi në kompaninë e kryetarit te degës se Tirolit, Ajet Tahirit: AT Mobilfunk dhe Elektrotechnik. Vazhdoi në kompaninë e afaristit tjetër, Fadil Haziri “Future Building Innovation GmbH. ndërmarrje kjo e suksesshme, e cila është e përkushtuar edhe në krijimin e urave të bashkëpunimit me fabrikat e Kosovës.
Vizita vazhdoi në kompaninë tjetër të afaristit Xhevdet Mehmeti, “Beton-Stocker”, kompani e përpunimit të betonit në Innsbruck.
Kompania e radhës që priti kryesinë dhe ambasadorin ishte ndërmarrja “Berisha Reinigung”, me pronar Fahredin Berisha”, shkruan Albanien Global Diaspora Business Network, faqe e Rrjetiti të Bizneseve Shqiptare në Austri.
Për fat të keq, eventi i madh i planifikuar për orën 18:00 ishte anuluar për shkak të masave të qeverise austriake. Për këtë, ka kërkuar ndjesë edhe nikoqiri i këtij organizimi, Ajet Tahiri, kryetar i degës së Rrjetit për rajonin e Tirolit.
“Të nderuar bashkatdhetarë, me keqardhje ju njoftoj që për shkak të masave të vendosura nga qeveria austriake për të parandaluar valën e re të kovidit, ne u obliguam ta anulojmë eventin e planifikuar për sot në ora 18:00. Ambasadori Lulzim Pllana, kryetari i Rrjetit, Yll Blakaj, kryesia dhe unë si nikoqir ju urojme shëndet dhe shpresojmë shumë që këtë event të anuluar do ta organizojmë në kohë më të mira se këto”, shkruan Ajet Tahiri, përcjell albinfo.at.
E-Diaspora
-
Spitex BajRon AG, ju flet shqip Nijat Bajrami, themelues dhe drejtues i Spitex BajRon AG: “Përveç përkujdesjes shëndetësore profesionale, ne flasim shqip,...
-
Patentë shoferët e mërgatës: Pse Policia e Kosovës nuk mund t’i konfiskojë?
-
Byreku shqiptar në festivalin 2025 në Illinois
-
Orion Jucja përfundon me sukses programin prestigjioz Hubert H. Humphrey në SHBA
-
Prizreni mirëpret diasporën me parkim falas në oborret e shkollave
Jeta në Austri
-
Ekstradohet nga Austria një person i kërkuar për vjedhje të rëndë Bëhet e ditur se sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave të...
-
Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak
-
27.8% e austriakëve: Mbi 2.5 milionë njerëz me prejardhje migrimi
-
Austri: Popullsia do të tkurrej ndjeshëm pa imigracion
-
Austri: Shembet ura për këmbësorë në Linz, dy persona plagosen rëndë