Lajme
Ambasadori Latifi në pritjen tradicionale të Vitit të Ri për trupin diplomatik në Bernë
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, mori pjesë në pritjen tradicionale të Vitit të Ri të organizuar për trupin diplomatik të akredituar në Bernë, ku u prit nga Presidenti i Konfederatës Zvicerane, z. Guy Parmelin.
Gjatë këtij takimi protokollar, Ambasadori Latifi e falënderoi Presidentin Parmelin për miratimin e fundit të Marrëveshjes së EFTA-s nga Këshilli Kombëtar i Zvicrës, duke e vlerësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane.
Me këtë rast, Ambasadori Latifi i përcolli Presidentit zviceran urimet më të mira për vitin 2026, duke riafirmuar angazhimin e Kosovës për thellimin e mëtejmë të dialogut diplomatik dhe partneritetit me Zvicrën.
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













