Lajme

Ambasadori italian uron Kurtin dhe Osmanin, presin bashkëpunim

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka uruar kryeministrin e ri Albin Kurtin dhe kryeparlamentaren e re Vjosa Osmanin, për postet e reja.

Ai tha se shteti i tij po pret me padurim për të punuar me institucionet e reja të Kosovës dhe shpreson në bashkëpunimin e tyre, njofton Klan Kosova.

“Urime Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Italia mezi pret të bashkëpunojë ngushtë me ju dhe ministrat tuaj për forcimin e institucioneve dhe avancimin e integrimit Euro-Atlantik, si dhe nxitjen e dialogut me Beogradin”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndërsa, për Osmanin e uroi edhe që si gruaja e parë që e merr një post kaq të lartë në Kosovë.

“Shumë urime për Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si gruaja e parë e Parlamentit të Kosovës”, përcjell Albinfo.ch.