Kosova
Jeffrey M. Hovenier, ambasador i ri amerikan në Kosovë
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka nominuar për ambasador në Kosovë diplomatin e karrierës Jeffrey M. Hovenier
Mësohet se presidenti amerikan, Joe Biden, e ka nominuar për ambasador në Kosovë diplomatin e karrierës, Jeffrey M. Hovenier.
Vlen të theksohet se ai është edhe para Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, ku tha se nëse emërohet ambassador, prioriteti i tij do të jetë “vazhdimi i mbështetjes amerikane për një Kosovë sovrane e demokratike”.
Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Hovenier, është për momentin zëvëndës i shefit të misionit amerikan në Ankara të Turqisë. Ai ka shërbyer edhe në Ambasadën amerikane në Berlin, e ka njohuri të mëdha edhe për Ballkanin, pasi ka shërbyer edhe në Kroaci e Greqi, si dhe në Panama, Paraguaj dhe Peru.
Në Uashington ka qenë Drejtor për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, e ka punuar edhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, ku ka pasur përgjegjësi për raportet me NATO-n dhe Çështjet e Evropës Qendrore.
Nominimi i tij nga Presidenti Biden duhet të konfirmohet nga ana e Senatit. Në qershor të vitit 2018 ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar diplomatin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Jeffrey Hovenier tha asokohe se “qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.
“Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, thoshte Hovenier, i cili në Kosovë duhet të zëvendësojë ambasadorin në largim, Kosnett.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












