Shqipëria
Ambasadori i BE-së kërkon përfshirjen e të rinjve në procesin e integrimit evropian
“Të rinjtë janë e ardhmja e vendit, dhe ajo e ardhme është në Bashkimin Europian”, deklaroi sot ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.
Soreza theksoi se “me 40% të popullsisë më të re se 30 vjeç, Shqipëria është një nga vendet më të reja në Europë”.
“Të rinjtë duhet të jenë pjesë e vendimeve që ndikojnë te ta. Për ne, kjo do të thotë të bëjmë më shumë për t’i përfshirë të rinjtë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian”, u shpreh Soreca, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Për të përgatitur Javën e Europës 2019, ambasadori tha se “ne jemi angazhuar me shkollat, universitetet dhe organizatat rinore për të krijuar hapësira dialogu”. “Hapësira ku mund të diskutohen prioritetet, ndjenjat rreth Bashkimit Europian, shpresat dhe shqetësimet e të rinjve. Në vitin 2019, u prezantua një Strategji e re Europiane për Rininë që të rinjtë të artikulonin prioritetet e tyre dhe të merrnin pjesë në politikëbërjen e BE-së. Java e Europës 2019 shënon fillimin e këtij dialogu të strukturuar me BE-në në Shqipëri”, tha ambasadori Soreca.
Po ashtu, ai vlerësoi dhe nxiti çdo nismë vullnetarizmi nga të rinjtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












