Kosova

Ambasadori gjerman në Kosovë: Pse Lista Serbe s’e ka dënuar dhunën ndaj gazetarëve

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka pyetur pse Lista Serbe nuk e ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve të premten në Leposaviq nga huliganët, duke kërkuar nga palët të punojnë për shtensionim të situatës.

“Brutaliteti i kësaj skene është tronditës. Ku duhet të përfundojë kjo? Shumë e kanë dënuar këtë akt të papranueshëm dhune, por fatkeqësisht deri më tani nuk shoh asnjë reagim nga përfaqësuesit e Listës Serbe mes tyre. Pse? Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për të shtensionuar situatën”, ka shkruar Rohde, përcjell albinfo.ch.