Lajme
Ambasadori gjerman në Beograd: Sa më shpejt të zgjidhen problemet Kosovë-Serbi
Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, ka deklaruar se nuk ka afate përfundimtare kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi.
Megjithatë, ai ka thënë se sa më shpejt të gjendet një zgjidhje, do të jetë më mirë.
Ai ka theksuar se është në interesin e të gjithëve, veçanërisht të qytetarëve të Serbisë, të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për të gjitha çështjet e hapura brenda dialogut.
“Normalizimi në parim do të thotë gjithashtu që njerëzit në Serbi dhe Kosovë të vizitojnë njëri-tjetrin dhe të bëjnë biznes me njëri-tjetrin, pa pengesa të panevojshme burokratike. Sa më shpejt të zgjidhen të gjitha problemet ekzistuese në lidhje me normalizimin, aq më mirë për Serbinë dhe gjithë rajonin. Kjo do të bëjë që Serbia dhe Kosova t’i ketë ardhur shumë më afër qëllimit të anëtarësimit në BE“, theksoi ai.
Ambasadori gjerman deklaroi po ashtu se formimi i institucioneve në Prishtinë është thelbësor për vazhdimin e dialogut.
“Është mirë që Lajcak vizitoi Prishtinën dhe Beogradin. Ishte e rëndësishme të vazhdohet komunikimi, kur bëhet fjalë për tema të një rëndësie të tillë si normalizimi i marrëdhënieve. Unë jam i bindur që dialogu mbi normalizimin do të rinovohet së shpejti. Por së pari duhet të presim për formimin e qeverisë në Prishtinë“, potencoi Schieb.
Ai shton se qëllimi i përbashkët i BE-së dhe SHBA-së është normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.
“Ne jemi dakord me partnerët tanë amerikanë, qëllimi ynë i përbashkët është normalizimi i plotë midis Serbisë dhe Kosovës. Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e normalizimit nën kujdesin e Bashkimit Evropian”, ka thënë tutje ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









