Lajme
Ambasadori gjerman: VV dhe LDK kanë bërë punë të mrekullueshme
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, është shprehur shumë i lumtur dhe krenar që sot është inauguruar Parku Inovativ Trajnues në Prizren që është bashkëpunim gjermano-kosovar.
“Puna në ekip është gjithmonë e rëndësishme. Jam shumë i lumtur që kjo përpjekje e punës në ekip Kosovë–Gjermani ka arritur në këtë pikë sot. Një falënderim për Zyrën e Kryeministrit, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat. Dua të theksoj faktin se të dyja, Vetëvendosje dhe LDK, kanë bërë punë të mrekullueshme për të qenë këtu”.
Ambasadori gjerman në Kosovës ka thënë se sfidat e mëdha përballohen vetëm duke punuar së bashku.
“Sfidat e mëdha tejkalohen me punë në ekip. Askush nuk mund t’i tejkalojë vetë – as këtu në Kosovë, as në Gjermani dhe as në mes të dyja vendeve tona. Është gjithmonë e rëndësishme që punët të kryhen duke qenë bashkë, për hir të njerëzve”.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që mund të fillojmë punën, duke falënderuar të gjithë ata që janë këtu dhe të gjithë ata që janë nëpër botë dhe kanë qenë të përfshirë në këtë projekt”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











