Kosova
Ambasadori gjerman: Aktualisht nuk bëhet fjalë për hapjen e Urës mbi Ibër
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e vendit të tij për hapjen e Urës mbi lumin Ibër.
Ai ka deklaruar se situata aktuale e sigurisë nuk është në favor të hapjes së kësaj ure, ani pse ka një marrëveshje të arritur kohë më parë për këtë, teksa tha se nëse ura hapet, ka rrezik për tensione, transmeton albinfo.ch.
“Ne kemi qenë shumë të qartë me Qeverinë e Kosovës. Natyrisht, ne kemi të njëjtat qëllime si ato të Qeverisë, që të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të zbatohen. Dhe, ka edhe një vendim nga këto marrëveshje që duhet zbatuar, është marrëveshja e arritur për hapjen e urës mbi lumin Ibër. Por, koha nuk është tani, e dini, ka rrezik për tensione atje”, ka thënë ai, raporton televizioni publik.
Rohde ka shtuar se duhen konsultime mes Qeverisë së Kosovës dhe Perëndimit dhe se Ura e Ibrit mund të hapet vetëm atëherë kur vlerësohet se ka siguri për të ndodhë kjo gjë.
“Tani duhet të ketë një proces, duhet të ketë konsultime, por për momentin nuk bëhet fjalë për hapje. Këtë ia kemi komunikuar Qeverisë. Për mua është e qartë se ura duhet të hapet, por kemi nevojë për dialog mes Qeverisë me Perëndimin, vlerësimi i situatës së sigurisë aktualisht e bën të qartë se nuk është momenti për të hapur urën. Për sa kohë mendojmë se nuk është momenti i duhur për t’u hapur ura, duhet të qëndrojmë në situatën aktuale”, ka deklaruar tutje ai.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










