Lajme

Ambasadori Cufaj: Mos u ktheni në Kosovë – ju pret karantinimi, ua zgjasim afatin e vizës

Cufaj ka thënë se ata janë duke bërë listimin dhe organizimin për kthimin e shtetasve kosovarë që gjenden në Gjermani

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, në një lidhje direkte ka thënë se kanë një koordim të mirë me ministrin e Punëve të Jashtme, me të Infrastrukturës dhe Shëndetësisë.

Cufaj ka thënë se ata janë duke bërë listimin dhe organizimin për kthimin e shtetasve kosovarë që gjenden në Gjermani.

Ata janë duke i marrë të gjitha të dhënat e tyre, por Cufaj ka bërë apel që kosovarët që nuk kanë ndonjë urgjencë të mos kthehen nga Gjermania, pasi që në Kosovë i pret karantinimi.

“Ne bëjmë listimin e tyre dhe dërgimi e tyre në Kosovë, dhe në rastin e parë i organizojmë ato që të kthehen në Kosovë.

Apeli ynë është që të gjithë shtetasit e Kosovës që iu ka skaduar afati i vizës të qëndrojnë në Gjermani pasi që aty i pret karantina. Obligimi ynë ligjor është që të bëjmë organizimet por ata që nuk kanë nevojë urgjente të kthehen në Kosovë të mos kthehen, pasi që Ambasada e Gjermanisë nuk i penalizon dhe ne e bëjmë zgjatjen e afatit të vizës”, ka thënë ai, shkruan Indeksonline, përcjell Albinfo.ch