Kosova
Ambasadori britanik demanton deklaratat e Ministrisë së Integrimeve
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’ connell, ka demantuar deklaratat e Ministrisë së Integrimeve Evropiane.
Sipas ambasadorit O’connell, në takimin mes tij dhe ministres Hoxha nuk ka pasur diskutim për MSA-në apo të drejtat e njeriut, siç ka njoftuar ministria, ku më pas ka fshirë postimin nga profili i saj zyrtar.
O’Connell ka thënë në reagimin e tij se “e vetmja gjë që nuk do të më mungojë në Kosovë është praktika joprofesionale dhe jomiqësore e politikanëve të Kosovës duke m’i mveshur deklaratat”.
“Në fakt, unë nuk ofrova ndonjë mendim për zbatimin e MSA-së në Kosovë. As nuk e diskutuam.
Ne nuk diskutuam për të drejtat e njeriut. Ne diskutuam për rregullin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Unë thashë që Kosova ishte në një pikë të rëndësishme, dhe se duhej të ndërmarrë hapa për të pastruar politikën nga kriminaliteti. Unë nuk ofroj asnjë vlerësim për punën e institucioneve”, ka shkruar ai.
Sipas tij, si kjo ngjarja ka ndodhur disa herë nga institucione të ndryshme dhe parti politike.
“Tani e tutje, Ambasada ime do të korrigjojë çdo deklaratë të lëshuar pa pëlqimin tonë. Për të qenë absolutisht e qartë: Mbretëria e Bashkuar nuk mbështet ose kundërshton asnjë parti politike në Kosovë. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë dhe detyrë të marrin përgjegjësinë për votën e tyre dhe pasojat e saj”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












