Kosova
Ambasadat nuk kanë staf për numrin e madh të aplikuesve
Pasi ka aplikues të shumtë, stafi në Ambasadën Gjermane nuk mjafton
Pritje shihen pothuajse çdo ditë pranë ambasadës gjermane. Qytetarë të shumtë nga Kosova, presin për të marr një vizë.
Pritjet shpeshherë zgjasin edhe për orë të tëra, për të bërë aplikimin për vizë. E meqë ka aplikues të shumtë, stafi në Ambasadën Gjermane nuk mjafton.
Në një përgjigje për T7, nga kjo ambasadë njoftojnë se do të punësojë edhe më shumë staf.
Më tutje, nga kjo ambasadë tregojnë që deri në vitin 2018 kanë lëshuar deri në 38 mijë viza, përcjell albinfo.ch.
E për punë në ambasadën e Gjermanisë kanë aplikuar shumë të rinj. Pasi që kjo e fundit edhe ka bërë kërkesë për punësime sezonale njofton U.D i drejtorit të Agjencionit për punësim.
Sipas Muhamet Klinakut, mes Kosovës dhe vendeve evropiane nuk ekziston asnjë marrëveshje për punësime. Klinaku, thotë se janë rreth 95 mijë persona të regjistruar si punë kërkues në Kosovë, numri i të cilëve ka ndryshuar përgjatë viteve.
Ndërkaq, sipas një raporti të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme vetëm për pesë vite, mbi 170 mijë qytetarë kanë ikur nga Kosova.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











