Lajme
Ambasada ruse kërcënon me burg gazetarin zviceran
Në mesazh, ambasada ruse shkruan: Në rast se futet në Rusi, gazetari do të përballet me gjobë ose burgim nga pesë deri në shtatë vjet
Në renditjen e lirisë së mediave, Rusia zë një nga vendet më të ulëta. Ajo renditet në vendin e 155 nga 180 vende. Tani një gazetar zviceran po ndjen efektet.
Ambasada e Rusisë në Bernë ka reaguar përmes një komunikate për media, ndaj raportimeve të gazetarit Ivo Mijnssen, transmeton albinfo.ch. Ai është përgjegjës për Evropën Lindore në gazetën “Neue Zürcher Zeitung”. Në një raport të tij për gazetën ai ka shkruar, veç tjerash se gratë kanë përdorur laksativë në pjekurinat që kanë shpërndarë për ushtarët rusë.
Në mesazh, ambasada ruse shkruan sipas “Blick”: Në rast se futet në Rusi, gazetari do të përballet me gjobë ose burgim nga pesë deri në shtatë vjet. Ambasada e akuzon atë për “pranimin e shpikjeve dhe thashethemeve më qesharake të përhapura nga regjimi i Kievit dhe pasuesit e tij”.
Për Mijnssen më tutje thuhet se synon “të justifikojë terrorizmin dhe të promovojë nxitjen e urrejtjes”.
Gazetari punon si korrespondent i NZZ në Vjenë dhe ka raportuar nga Ukraina, Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia.
Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA) iu përgjigj kërcënimit të mërkurën pasdite, përcjell albinfo.ch. EDA njoftoi në Twitter se veprimet e ambasadës ruse ishin “të papranueshme” dhe se kjo do t`i komunikohet ambasadorit.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












