Lajme
Ambasada në Zagreb nis dhënien e vizave kosovare
Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb fillon lëshimin e vizave për shtetasit e Bosnjës dhe Hercegovinës
Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb që nga data 3 shtator 2014 ka filluar me shërbimin e vizave për shtetasit e huaj që nuk e kanë njohur Kosovën. Sipas një njoftimi lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, sot në ambientet e Ambasadës i është lëshuar viza e parë një shtetasi boshnjak.
“Numri i kërkesave për pajisje me vizë është i lartë, kryesisht nga shtetasit boshnjak vend me të cilin Republika e Kosovës aplikon regjimin e vizave”, thuhet në një njoftim lëshuar nga zëvendëskonsulli Arben Muhameti.
Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin nr.02/74 të datës 16.05.2012 ka filluar aplikimin e regjimit të vizave për një numër të madh shtetesh. Si Autoritetet kroate dhe Ambasada e Bosnje Hercegovinës në Zagreb janë njoftuar për fillimin e shërbimit me viza.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 22 janar ka marrë vendim që të vendosë regjim vizash për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës. Ky vendim vjen pas një ultimatumi që Prishtina zyrtare i ka dhënë Sarajevës, që kjo e fundit ta heq regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Pasi që Bosnja dhe Hercegovina nuk kanë pranuar që kosovarët të kalojnë lirshëm nëpër shtetin e tyre, pason vendimi i Qeverisë së Kosovës që të aplikojë viza për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës. Regjimi i vizave përjashtohen shtetasit e Bosnjës që kanë viza shumëhyrëse të Schengenit.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










