Lajme
Ambasada gjermane në Prishtinë tërheq vërejtjen për „eksodin masiv“ nga Kosova
Nga ambasada ngrihet kërkesa „e shkurtimit të dukshëm të procedurës së azilit në Gjermani”, shkruan më tej në gazetë. Kërkesat për azil nga Kosova duhet të shqyrtohen me prioritet
Duke pasur parasysh valën e udhëtimeve jashtë vendit, ambasada gjermane në Prishtinë ngreh alarmin dhe nga Qeveria Federale kërkon masa efektive mediale dhe dëbuese: Në shkresëne 3 shkurtit drejtuar Entit për Punë të Jashtme në Berlin, për të cilin raportoi „Bild am Sonntag“, thuhet se Kosova gjendet para një „eksodi masiv“, i cili „ sidomos në Gjermani mund të ndalet vetëm përmes masave të shpejta ndaluese“.
Vetëm nga kryeqyteti Prishtina çdo ditë marrin „autobusët për në Serbi rreth 500 persona“, që do të thotë se brenda muajit janë rreth 15‘000 persona. Një nëpunës i ambasadës ka parë vetë „ tollovinë për vende të lira në stacionin e autobusve“, thuhet sipas raportit të botuar në „Bild am Sonntag“. Po të vazhdojë ky trend do të duhej jenë rreth 25‘000 – 30‘000 kosovarë në vit që e lëshojnë vendin. Brenda vitit do të jenë rreth 300‘000 persona, apo njëe gjashta e popullsisë së vendit“.
Sipas gazetës, përfaqësia gjermane në Prishtinë kërkon „ dëshmi se azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen menjëherë“. Është i domosdoshëm një „aksion i vendosur i Federatës dhe i Landeve“. Sipas raportit, diplomatët shkruajnë: „ Tek pasi që përmes fluturimeve charter të jetë kthyer një numër i madh i kosovarëve, proceduarat e të cilëve të jenë përnmbyllur brenda pak javësh, do të krijohet bindja se nuk duhet llogaritur me migrim ilegal në Gjermani. „Është krijuar bindja se procedura në Gjermani zgjat aq sa kërkesa për azil t’ia vlejë në aspektin e përfitimit të ndihmave sociale dhe të të ardhurave të mira për disa muaj“.
Nga ambasada ngrihet kërkesa „ e shkurtimit të dukshëm të procedurës së azilit në Gjermani”, shkruan më tej në gazetë. Kërkesat për azil nga Kosova duhet të shqyrtohen me prioritet. Në vitin e kaluar rrugën për Gjermani patën marrë kryesisht „ romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit e Kosovës“. Por tash ka filluar të ikë edhe shtresa e mesme, gjë që brenda një kohe të shkurtë do të ketë „ndikime të ndieshme (klasë të zbrazëta, largimet e para të personelit mësimor)“.
Nexhmedin Gerguri
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













