Kosova
Ambasada gjermane në Kosovë mirëpret heqjen e taksës
“Ky do të ishte një hap i rëndësishëm për të rifilluar dialogun e lehtësuar nga BE-ja”
Ndërkombëtarët vazhdojnë të insistojnë në heqjen e taksës 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, e cila u vendos nga Qeveria Haradinaj.
Duhet theksuar se partnerët ndërkombëtarë thonë se heqja e taksës do të ishte hap i mirë për rifillim të dialogut, që tash e sa kohë ka ngecur shkaku i saj.
Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kjo taksë do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë tregtar, ekonomik dhe politik. Por vendosjen e reciprocitetit janë duke e kundërshtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ambasadori Richard Grenell vazhdon të insistojë që taksa 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina duhet të hiqet, dhe kjo pa reciprocitet.
Po ashtu, në të njëjtën linjë me SHBA-në është edhe Gjermania. Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në një përgjigje për telegrafin ka thënë se pozicioni i Gjermanisë mbetet i pandryshuar dhe se Qeveria gjermane do ta mirëpresë heqjen e menjëhershme të taksës.
“Pozicioni ynë mbetet i pandryshuar: Qeveria gjermane do të mirëpresë një heqje të menjëhershme të taksës 100% të vendosur nga Kosova për Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.
Më tej gjermanët kanë theksuar se heqja e taksës do të ishte një hap i rëndësishëm për të rifilluar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ky do të ishte një hap i rëndësishëm për të rifilluar dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Kujtojmë se zotimi i Kurtit për heqjen e taksës dhe zëvendësimin e saj me reciprocitet nxiti reagime të ashpra nga opozita në Kosovë.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












