Kosova
Ambasada e Zvicrës, në mbështetje të grave kosovare me aftësi të kufizuara
Në mbështetje të grave me aftësi të kufizuara të cilat ende janë shumë shpesh subjekt i diskriminimit të dyfishtë.
Për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Ambasada e Zvicrës iu bashkua mbledhjes paqësore të organizuar nga OJQ – You Can Do, në mbështetje të grave me aftësi të kufizuara, të cilat ende janë shumë shpesh subjekt i diskriminimit të dyfishtë, transmeton albinfo.ch.
Meqë Qeveria e Kosovës e ka etiketuar vitin 2022 si “Viti i personave me aftësi të kufizuara”, mezi presim të shohim progres nga institucionet përgjegjëse drejt themelimit të një shoqërie me diversitet dhe gjithëpërfshirje me mundësi për të gjithë, duke marrë përfitime dhe shërbime për personat me aftësi të kufizuara.
Vlen të theksohet se shteti i Zvicrës ka ndihmuar gratë kosovare në përgjithësi.
«Ne po e mbështesim trajnimin e 700 grave në sektorin e ëmbëlsirave dhe bukës, në mënyrë që ato të mund të hapin ose të zgjerojnë një biznes. Gratë po mbështeten edhe në sektorin bujqësor, siç është prodhimi i bimëve shëruese dhe aromatike. Si rezultat i mbështetjes zvicerane 1,436 gra kanë gjetur një punë të re në katër vjetët e fundit. Për t’i luftuar paragjykimet dhe stereotipat mbizotërues në shoqëri, Zvicra ka zhvilluar edhe një fushatë vetëdijësuese për ta promovuar arsimimin e vajzave», është shprehur ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly, për albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











