Lajme
Ambasada e Vatikanit, pritje lamtumirëse për Ambasadorin Malaj
Ambasadori i Vatikanit Mgr Diego Causero, në fjalën e tij e falënderoi Ambasadorin Malaj për punën e tij dhe i uroi një vazhdim të suksesshëm në karrierën e tij të mëtejshme profesionale
Ambasada e Vatikanit në Bernë organizoi të mërkurën, më 17 qershor një pritje për trupin diplomatik te akredituar në Bernë, për nder të largimit nga detyra të Ambasadorit të Kosovës në Bernë Z. Naim Malaj.
Për t’u përshëndetur me Ambasadorin Malaj dhe për ta falënderuar për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve të fundit, ishin të pranishëm ambasadorë të shumtë nga vende si: Luksemburgu, Gjermania, Holanda, Suedia, Norvegjia, Spanja, Bullgaria, Hungaria, Kolumbia, Argjentina, Brazili, Bullgaria, Shqipëria, Pakistani, Tunizia etj., thuhet në një njoftim të Ambasadës së Kosovës në Bernë.
Mikpritësi dhe organizatori, Ambasadori i Vatikanit Mgr Diego Causero, në fjalën e tij përshëndetëse e falënderoi Ambasadorin Malaj për punën e tij dhe i uroi një vazhdim të gjatë e të suksesshëm në karrierën e tij të mëtejshme profesionale.
Më pas, fjalën e rastit në emër të trupit diplomatik e mbajti shkëlqesia e tij, Ambasadori i Holandës, Bart Twaalfhoven.
Ai iu drejtua miqësisht Zotit Malaj, si mikut të tij të afërt, duke e falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që Zoti Malaj ka pasur me tërësinë e trupit diplomatik. Duke e cilësuar atë si “një ndër ambasadorët më të çmuar nga trupi diplomatik në Bernë”.
Më pas ai foli për rrugëtimin e veçantë të Zotit Malaj në shërbim të Kosovës dhe të diasporës së madhe në Zvicër.
Ambasadori holandez u shpreh i nderuar që ka pasur rastin të njohë ambasadorin Malaj si koleg dhe njeri, thuhet më tutje në njoftim.
Pas duartrokitjeve të shumta dhe dhuratave simbolike që iu dhuruan Ambasadorit Malaj dhe bashkëshortes së tij, Fjalën e mori Ambasadori Malaj i cili falënderoi kolegët e tij për bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm.
Ambasadori Malaj, u shpreh me fjalë mirënjohëse për autoritetet zvicerane që me praninë e tyre të vazhdueshme i kanë dhënë një ndihmesë të madhe shtetit të Kosovës si dhe Ambasadës së Kosovës në Bernë.
Ceremonia përshëndetëse përcillej edhe nga televizioni shtetëror i Zvicrës romande i cili po përgatit një portret të ambasadorit të parë të Kosovës në Zvicër, thuhet në fund të njoftimit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














