Lajme
Ambasada e Suedisë bën një paralajmërim
Ambasada e Suedisë në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes, pasi që kanë marrë informacione në lidhje me dyshime për mashtrime për Shengen viza, leje pune dhe leje qëndrimi.
Në njoftimin e ambasadës thuhet: “Ambasada ka marrë informacione që aplikantë për viza janë kontaktuar nga ana e individëve/agjencive, të cilët pohojnë që mund të lehtësojnë procesin e aplikimit ose mund të japin viza, leje qëndrimi dhe leje pune për në Suedi. Kjo nuk është e vërtetë dhe aplikantët mund të rrezikojnë të humbin të holla nëse vendosin të bashkëpunojnë me këta individë a agjenci”.
Njoftimi i plotë:
Paralajmërime për mashtrime të mundshme
Informacione në lidhje me dyshime për mashtrime për shengen viza, leje pune dhe leje qëndrimi.
Ambasada ka marrë informacione që aplikantë për viza janë kontaktuar nga ana e individëve/agjencie të cilët pohojnë që mund të lehtësojnë procesin e aplikimit ose mund të japin viza, leje qëndrimi dhe leje për punë për në Suedi. Kjo nuk është e vërtetë dhe aplikantët mund të rrezikojnë të humbin të holla nëse vendosin që të bashkëpunojnë me këto individë/agjenci.
Fakte të rëndësishme: Aplikacionet për vizë shengen shqyrtohen dhe vendosen nga ana e Ambasadës së Suedisë në Shkup, dhe asnjë tjetër institucion. Gjithashtu, aplikacionet për leje qëndrimi shqyrtohen vetëm nga ana e Agjencisë së Migracionit të Suedisë.
Ambasada e Suedisë në Shkup bashkëpunon me kompaninë ndërlidhëse VFS Global në Prishtinë, Kosovë, me adresë rr. Rrustem Statovci nr. 36 në Prishtinë, për pranimin e shengen aplikacioneve. Ambasada e Suedisë nuk bashkëpunon me shitës ose zyra të cilat nuk janë në kuadër të kompanisë VFS Global.
Asnjë shitës nuk mund të ndikojë mbi periudhën e shqyrtimit dhe rezultatin e vendimit.
Ju lusim të vizitoni lidhjet më poshtë për më tepër informacione në lidhje me procedurat e aplikimit për viza shengen dhe leje qëndrim:
https://www.vfsglobal.se/Kosovo/
https://www.migrationsverket.se/…/Pr…/Working-in-Sweden.html
https://www.migrationsverket.se/…/Moving-to-someone-in-Swed…
https://www.facebook.com/EmbassyofSwedeninPristina/posts/3428408993917581
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













