Lajme

Ambasada e Shqipërisë në Bernë, me njoftim të rëndësishëm

Ambasada e Shqipërisë në Bernë, përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook ka dhënë informacione lidhur me hyrje-daljet në Zvicër.

Ndër të tjerash, në këtë njoftim bëhet e ditur që Shqipëria nuk bën pjesë në listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë infektimi deri më tani.

Njoftimi i plotë:

“Informacion mbi rregullat për hyrje/dalje në territorin e Zvicrës.
Informohen të gjithë të interesuarit se hyrja e shtetasve shqiptarë në territorin zviceran, me përjashtim të rasteve të veçanta, nuk është e lejuar. Rastet përjashtimore renditen në Urdhëresën Nr.323.7-5040/3, pika 1.5, datë 3 gusht 2020, të Sekretariatit të Shtetit për Migracion të Konfederatës së Zvicrës (SEM). Për detaje të mëtejshme mund të konsultoni ueb-faqen zyrtare të SEM, (https://www.sem.admin.ch/sem/en/home.html).
Gjithashtu, ju informojmë se për shtetasit që kanë të drejtë të udhëtojnë nga Shqipëria në Zvicër, qofshin këta pjesëtarë të diasporës me leje qëndrimi në Zvicër apo në vende të tjera të hapësirës Shengen, si dhe shtetas zviceranë e të huaj, të cilët mund të kenë ardhur në Shqipëri për arsye turizmi apo pune, nuk aplikohet karantinimi i detyrueshëm.
Sqarojmë se autoritetet zvicerane kanë përpiluar një listë me shtetet me rrezikshmëri të lartë infektimi, listë e cila përditësohet periodikisht, informacioni sipas përditësimit të fundit mund të konsultohet në ueb-faqen e Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH), (https://www.bag.admin.ch/bag/en/home/krankheiten/ausbrueche-epidemien-pandemien/aktuelle-ausbrueche-epidemien/novel-cov/empfehlungen-fuer-reisende/quarantaene-einreisende.html#1918240392). Deri më sot, Shqipëria është jashtë kësaj liste”.