Lajme
Ambasada e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës në Berlin, me plan bashkëpunimi

Është bërë e ditur se Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Republikës së Kosovës do të thellojnë bashkëpunimin e aktiviteteve të përbashkëta për vitin që vjen, transmeton albinfo.ch.
Ambasadorët Artur Kuko dhe Beqë Cufaj me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë sot kanë nënshkruar Planin e Veprimit të Përbashkët të të dy Ambasadave të aktiviteteve kulturore e ekonomike me diasporën në vitin që vjen.
Posa të lejojnë rrethanat pandemike, Ambasada e Shqipërisë dhe e Kosovës, në bashkëpunim me Konsullatat e Kosovës dhe Shqipërisë në Gjermani do të organizojnë një varg aktivitetesh në Ambasadat në Berlin, por edhe në qytete ku Konsullatat dhe komuniteti shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria janë të pranishëm.
Viti kalendarik parasheh që çdo muaj të ketë së paku nga një aktivitet të përbashkët të përfaqësive diplomatike të Shqipërisë dhe Kosovës në Gjermani.
Duke filluar nga takimet me bashkëkombas, ekspozita, java e filmit dhe deri tek diskutimet me personalitete nga jeta publike nga Shqipëria, Kosova dhe Gjermania, e që ndërlidhen me marrëdhëniet mes dy kombeve janë paraparë që nga pranvera e vitit që vjen të dy Ambasadat me aktivitetet e tyre të tregojnë prezencën e komunitetit shqiptar në Gjermani, por edhe të afirmojnë vlerat e kulturës, ekonomisë, sportit dhe diplomacisë së shqiptarëve në Ballkan dhe Gjermani. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër: Letra e hapur e një të riu shqiptar për shfrytëzimin e të rinjve në punë Punë dhe padrejtësi: Apeli i një të riu në Winterthur...
-
Valon Behrami rrëfen rrugëtimin nga Kosova në futbollin elitar në librin “Ylli i Futbollit”
-
Endriti e Natyra, dy shqiptarët që sollën inteligjencën artificiale në DEF CON 33 në Las Vegas
-
Pranvera Hyseni shpërblehet në SHBA për projektin e doktoraturës në Shkencat Planetare
-
Ftohen prindërit në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat e gjuhës shqipe
Jeta në Austri
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik Regjistrimet e makinave në Austri në korrik 2025 u rritën me 31.6%, të udhëhequra nga rritja...
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve