Kosova
Ambasada e SHBA-së përsëri kërkon formimin e Qeverisë, sa më shpejt
Ambasada Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka konfirmuar se kanë kërkuar nga liderët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në takimin e sotëm formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re.

Ndërkombëtarët janë duke vazhduar thirrjet drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’u marrë vesh sa më shpejt për formim të koalicionit qeverisës. Të njëjtët sot gjatë ditës, për të përsëritur këtë thirrje kanë shkuar në selinë qendrore të LDK-së në Prishtinë, parti kjo që po insiston në disa kushte për të hyrë në koalicion me partinë e parë, Lëvizjen Vetëvendosje, të udhëhequr nga Albin Kurti, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka qëndruar për më shumë se një orë sot në zyrat e LDK-së, nga ku ka biseduar nga afër më fytyrat kyçe të partisë, Isa Mustafën dhe tre nënkryetarët, Agim Veliu, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.
Kjo ambasadë nuk kanë pranuar të japin detaje se cilën parti e bëjnë fajtor për zvarritje të procesit, e nuk kanë komentuar se a do të përkrahin një qeveri të krijuar nga forcat e tjera politike në vend.
Nga Ambasada amerikane në Prishtinë tutje kanë deklaruar se nuk kanë çfarë të shtojnë, pos asaj që është thënë në komunikatën e 26 dhjetorit, në ditën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani: Spektakël nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota” Kosova në Chemnitz – Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2025...
-
Prishtinë: Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare do të organizojë konferencë ekonomike
-
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi
-
DokuFest dhe Kino Kosova lansojnë nismën “Re-Connect” për të rinjtë nga Kosova dhe diaspora
-
Gjermani: Kapen dy shqiptarë me pasaporta diplomatike false
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme