Lajme
Ambasada Shqiptare dhe studentët shqiptarë të Neuchâtelit shënojnë 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë
Përkujtohet 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë në Neuchâtel
Mbrëmë, në Fakultetin e Drejtësisë në Neuchâtel u organizua një aktivitet përkujtimor me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, duke shfaqur filmin historik “Vitet e pritjes” dhe një ekspozitë tematike kushtuar kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
Ky aktivitet u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, në bashkëpunim me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Neuchâtelit.
Të pranishëm ishin studentë shqiptarë, z. Valon Gashi, Sekretar i Parë në Ambasadë, si dhe z. Mustaf Veseli, Koordinator Kombëtar për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrim nga Maqedonia e Veriut.
Ambasada shpreh mirënjohjen më të thellë për Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Neuchâtelit për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












