Lajme

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë shpreh ngushëllime për Dr. Erhard Busek

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë me rastin e vdekjes së Dr. Erhard Busek, përcjell albinfo.ch.

Një personalitet i shquar dhe mbështetës i madh i Kosovës, i cili ka luajtur një rol të veçantë në bashkëpunimin në fushën e arsimit në mes të Kosovës dhe Austrisë, e në veçanti në arsimimin e të rinjve në kohët më të vështira për Kosovën dhe rajonin. Ai ishte po ashtu mbështetës i madh i Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane, shkruan ambasada.

Dr. Erhard Busek do ta kujtojmë përherë për angazhimin e tij në krijimin e urave lidhëse mes Austrisë dhe Kosovës.