Lajme
Ambasada e Kosovës në Bernë këshillon mërgimtarët që dëshirojnë të udhëtojnë në Kosovë
Informata për qytetarët e huaj për hyrje në Republikën e Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka lëshuar një njoftim për qytetarët, të cilët dëshirojnë të marrin rrugën për në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Ju njoftojmë se për shkak të rrethanave të krijuara, si rezultat i pandemisë COVID-19, të gjithë qytetarët e huaj që udhëtojnë për në Kosovë, nëse deshirojnë informacione më të plota, t’i ndjekin udhëzimet e mëposhtme:
Shtetet të cilat aktualisht Republika e Kosovës i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me COVID-19 janë: Gjermania, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Luksenburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni, Portugalia dhe Bullgaria, shkruan albinfo.ch.
Duhet theksuar se personat që shkojnë nga këto vende në Kosovë duhet të kenë një test negativ që nuk është më i vjetër se 72 orë ose të futen në vetizolim 7-ditor.
Ndërkohë që për banorët nga shteti i Zvicrës nuk është e nevojshme asnjë test rreth Covid-19.
Kjo vlen për shtetasit e huaj, sikur edhe për ata të Kosovës, të cilët vijnë nga këto vende. Kështu thuhet në një dokument qeveritar të Kosovës të publikuar rreth shteteve më në rrezik.
Informata për qytetarët e huaj për hyrje në Republikën e Kosovës
Të gjithë qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës (RKS), e që vijnë nga vendet me rrisk të lartë, sipas listës zyrtare të ECDC (e cila përditësohet çdo dy javë), duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT- PCR në Sars COV-2 se janë të shëndoshë nga COVID-19, në bazë të parimit të reciprocitetit, me përjashtim të rasteve:
Gjatë hyrjes nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” nuk kanë nevojë të kenë vërtetimin për test RT-PCR negativ, duke marrë parasysh që shtetasit e huaj vetëm do të kalojnë nëpër territorin e RKS-së, dhe me kusht që në hyrje do të nënshkruajnë një deklaratë që në afat prej 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së;
Gjatë hyrjes në pikat kufitare tokësore, me qëllim të daljes nëpër pikat ajrore, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe pikat tokësore nuk ka nevojë për vërtetim për test RT-PCR negativ, porse, shtetasit e huaj janë të obliguar të paraqesin biletën e aeroplanit dhe të nënshkruajnë deklaratë se brenda 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së;
Transportuesit profesional (vozitësit) nuk është e nevojshme të kenë vërtetimin për testin PCR negativ, me kusht që të respektohet protokolli për transport ndërkombëtar;
Për transport të organizuar me autobus ose linjë të rregullt ndërkombëtare transit, nuk nevojitet testi RT-PCR negativ, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e RKS-së brenda 5 orësh;
Shtetasit e huaj të cilët e kanë të rregulluar leje qëndrimin e përkohshëm ose përhershme në RKS, gjatë hyrjes në RKS duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS;
Në rast të mos paraqitjes së dëshmisë së testit negativ, shtetasit e huaj obligohen të vetë-izolohen për 7 ditë;
Diplomatët e huaj që janë akredituar në RKS si dhe familjarët e tyre, nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për test RT-PCR negativ;
Shtetasit e huaj të cilët kanë caktuar termin për mjekim në institucione shëndetësore në RKS, mund të hyjnë nëse paraqesin vërtetim për një test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS si dhe vërtetimin për termin të caktuar të lëshuar nga spitali;
Bartësit e dokumenteve personale të lëshuara nga RKS mirëpo me adresë vendbanimi në një shtet tjetër gjatë hyrjes në RKS duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS.
VËMENDJE: Vendimtare nëse një vend është në listën me rrisk të lartë sipas listës së ECDC është numri i infeksioneve për 100 000 banorë (me më shumë se 120 për 100,000 një vend renditet si vend “me rrisk të lartë”).
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht