Lajme
Ambasada e Kosovës në Austri jua uron festën e Fitër Bajramit!
Për nder të festës së Fitër Bajramit, Ambasada e Kosovës në Austri uron të gjithë besimtarët myslimanë të komunitetit tonë që jetojnë në Austri. Po ashtu njofton se ditën e hënë do të jetë ditë pushimi dhe nuk do të zhvillohen punët me palë.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë për festën e Fitër Bajramit ka shprehur urimet më të mira për të gjithë besimtarët myslimanë, në veçanti komunitetin shqiptar në Austri.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë u uron të gjithë besimtarëve myslimanë dhe në veçanti komunitetit tonë në Austri festën e Fitër Bajramit!”, thuhet në urimin e Ambasadës së Kosovës, të cilin e përcjell Albinfo Austria.
Po ashtu Ambasada e Kosovës ka njoftuar se me rastin e festës së Bajramit, ditën e hënë, pra më 25 maj 2020, nuk do të zhvillohet puna me palë.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri njofton të interesuarit se me rastin e Festës së Fitër Bajramit puna me palë në Ambasadë dhe në shërbimin konsullor nuk do të zhvillohet të hënën, më 25 maj 2020”, bëhet e ditur në një njoftim paraprak të Ambasadës.
Për raste emergjente kontaktoni numrin emergjent: +43 664 2233 409.
E-Diaspora
-
Atje ku malet prekin qiellin dhe mbretëron qetësia Kosova ka pa dyshim një thesar të pasur natyror, ku gërshëtohen malet, liqenet dhe burimet. Le...
-
Madrid: Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa debuton në “Teatro Real”
-
Spitex BajRon AG, ju flet shqip
-
Patentë shoferët e mërgatës: Pse Policia e Kosovës nuk mund t’i konfiskojë?
-
Byreku shqiptar në festivalin 2025 në Illinois
Jeta në Austri
-
Austri: Kufizime dhe ndryshime në shërbimin hekurudhor Nga 2 deri më 18 gusht, pasagjerët që udhëtojnë në zonën e Deutsches Eck do të...
-
Austriakët paguajnë më shumë se mesatarja e BE-së, thonë shitësit me pakicë
-
Futbollisti Smakaj transferohet në Austri
-
Ekstradohet nga Austria një person i kërkuar për vjedhje të rëndë
-
Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak