Kosova
Ambasada e Gjermanisë njofton rreth termineve për vizat e punës
Njoftimi ka të bëjë me caktimin e terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se lista e termineve të pritjes për vizat e punës është përmbyllur për muajin shtator, derisa sipas njoftimit lista e pritjes për tetorin do të hapet në javën e dytë të shtatorit, raporton Albinfo.ch.
“Personat mund të regjistrohen në sistemin e ambasadës për caktimin e termineve për parashtrimin e kërkesës për vizë. Lista e pritjes për termine në muajin vijues do të hapet çdo muaj në sistemin e ambasadës për caktimin e termineve. Ju lutemi, vini re se në rast të kërkesës së madhe për termine, mund të ndodhë që jo të gjithë të interesuarit e një muaji të regjistrohen në listën e pritjes për caktimin e një termini.
Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm, tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin shtator është mbyllur. Lista e pritjes për tetorin do të hapet në javën e dytë të shtatorit’, thuhet në njoftimin e Ambasadës, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











