Kosova
Ambasada belge organizon pritje për Ditën e Mbretit, merr pjesë Kurti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, me rastin e shënimit të festës së Ditës së Mbretit, përcjell albinfo.ch.
Kremten e kësaj feste të madhe për popullin belg, Kurti tha se po e shënojnë duke theksuar miqësinë e madhe ndërmjet popujve dhe duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e Belgjikës ndaj Kosovës në ditët më të vështira të saj.
“Populli ynë nuk e ka harrur mbështetjen e Belgjikës në ditët më të vështira të tij, dhe lidhjet e miqësisë që krijuan atëherë, në viteve e ’80-ta dhe ’90-ta, vetëm sa janë forcuar në vitet dhe dekadat pas”, u shpreh kryeministri, teksa shtoi se mijëra shqiptarë dhe qytetarë të tjerë nga Kosova janë shtetas belgë që janë pjesë aktive e institucioneve shtetërore dhe shoqërore të Belgjikës.
Kryeministri theksoi se lidhjet diplomatike janë më të ngushta se kurrë.
Kurti falënderoi Belgjikën për mbështetjen e fuqishme të vazhdueshme ndaj agjendës evropiane të Kosovës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













