Kosova
Ambasada Amerikane: Vizitë produktive e Escobar-it në Kosovë
Vizitë produktive e ka quajtur Ambasada Amerikane në Prishtinë vizitën e të ngarkuarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përcjell albinfo.ch.
Ambasada Amerikane në Prishtinë ka shpërndarë disa fotografi të Escobar-it gjatë takimit me krerët e shtetit, opozitën dhe krerët e Kishës Ortodokse serbe, duke e quajtur vizitën e tij si “të plotë dhe produktive”.
“Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar pati një vizitë të plotë dhe produktive në Kosovë këtë javë. Ai pati takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, si dhe me krerët e Kishës Ortodokse Serbe dhe të opozitës politike”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane.
Escobar para largimit nga Kosova dhe udhëtimit drejt Serbisë, tha se diplomatët evropianë që janë të angazhuar në procesin e dialogut i kanë thënë atij se një marrëveshje Kosovë-Serbi është çështje javësh.
Vizita e të ngarkuarit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ndodhi vetëm 10 ditë para se të kalojë afati kur qytetarët serbë me vetura me targa të vjetra nuk do të mund të qarkullojnë më në Kosovë. I dërguari amerikan, Gabriel Escobar, tha se i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që vendimin e reciprocitetit për targat ta shtyjë për 10 muaj, por tha se ende nuk ka marrë përgjigje nga Qeveria e Kosovës.
”Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë vendimin për targat e veturave për nja 10 muaj. Nuk mora zotim as nga kryeministri Kurti, as nga presidentja Osmani për kërkesën tonë. Por, ne besojmë se është e rëndësishme që kur bëjmë rekomandime, njerëzit të dëgjojnë”, tha Escobar.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













