Kosova
Ambasada amerikane: Sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj demokracisë
Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë një reagim lidhur me lirinë e medieve në Kosovë përmes një postimi në faqen zyrtare të ambasadës në rrjetin social Facebook, ku thuhet se dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demokracisë.
“Për të informuar publikun dhe për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e qeverisë, ata meritojnë qasje në informacionin publik dhe duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa ndërhyrje nga jashtë.”, shkruan në njoftimin e ambasadës.
Kujtojmë se ditë më parë Prokuroria e Kosovës, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nisur hetimet ndaj Gazetës Insajderi pas publikimit të një hulumtimi rreth procesit të vaksinave.
Ky është postimi i plotë i ambasadës amerikane:
#HRR #CalltoAction: Dhuna & kërcënimet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demokracisë. Për të informuar publikun dhe për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e qeverisë, ata meritojnë qasje në informacionin publik dhe duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa ndërhyrje nga jashtë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










