Shqipëria
Ambasada amerikane apel: Mos dilni nëpër qytete të shtunën
Në një njoftim të shpërndarë në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane, u bëhet thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin zonën ku do të zhvillohet protesta. Të shtunën opozita ka paralajmëruar protestë gjithëpopullor
Protesta e paralajmëruar nga opozita shqiptare për datën 27 janar, ka shqetësuar edhe personalin amerikan në Shqipëri. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë sot ka dhënë një njoftim informues për shtetasit e saj, që të shtunën, në ditën e protestës, t’i evitojnë frekuentimet nëpër qytet.
Në një njoftim të shpërndarë në faqen zyrtare të Ambasadës, kjo e fundit i bën thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin zonën ku do të zhvillohet protesta.
“Një demonstratë pritet të zhvillohet më 27 Janar 2018, duke nisur nga ora 10:00. Grupi ka si qëllim të protestojë kundër qeverisë shqiptare. Personeli i Ambasadës Amerikane dhe pjesëtarët e familjeve të tyre janë të udhëzuar që të evitojnë vendet ku do të zhvillohet protesta”, thuhet në njoftim.
Ambasada këshillon qytetarët amerikanë që të evitojnë zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Skënderbej” dhe “Nënë Tereza”. “Bëni kujdes nga mjedisi ku qëndroni, monitoroni mediat lokale për përditësime dhe ruani një profil të ulët”, janë disa prej këshillave që Ambasada u ka adresuar qytetarëve të saj.
Sipas opozitës, kjo do të jetë protesta më e madhe opozitare që është zhvilluar viteve të fundit, ndërsa për moto ka ndaljen e keqqeverisjes nga Qeveria Rama.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













