E-Diaspora
Alketa Rama ndjek rrugën e babait: Unë kërkoj vazhdimisht golin
“Unë vazhdimisht kërkoj portën dhe dua të shënoj gol, këtë sigurisht e kam trashëgim prej babit“, thotë futbollistja me perspektivë, Alketa Rama, e bija e yllit të futbollit zviceran, Milaim Rama

Ajo ka zgjedhur të luajë për Kosovën, ndonëse ka lindur, po rritet dhe po formohet si futbolliste në Zvicër. Alketa Rama është vajza e ish-sulmuesit të spikatur, Milaim Rama, i cili u ka shënuar shumë gola ekipeve më të njohura të Superligës zvicerane. Të njejtën rrugë synon vajza e tij, e cila aktualisht luan tek të rejat e Zürich-ut.
Alketa Rama është vetëm 16 vjeçe, por luan me vajzat e rritura, në ekipin e të rejave të Zürich-ut U19. Synimi i saj është ekipi i parë dhe pastaj “diku jashtë në një ekip të njohur”, thotë ajo.
„Momentlisht jam te klubi FC Zürich U19 dhe po ndjehem shumë mirë. Gjatë kohës së pandemisë kemi pasur disa javë pauzë. Nuk kemi stërvitur fare, por tani jemi duke stërvitur vazhdimisht dhe po luajmë. Ne po përgatitemi për të pasur një start sa më të mirë në këtë kampionat“, tregon për albinfo.ch Alketa Rama. Ajo është duke bërë stërvitje të vazhdueshme edhe me babain, Milaimin, me shpresën që një ditë do të marrë ftesën për të kaluar në ekipin e parë të futbollit të femrave në FC Zürich.
„Më vonë, nëse me jepet mundësia të dal jashtë Zvicrës do ta bëja, se futbolli i femrave këtu nuk është mjaftë i popullarizuar“ zbulon ajo planet e saj.
Lë Zvicrën për Kosovën
Duke parë talentin e saj për futboll, ekipi nacional i grupmoshave të reja kishte ftuar Alketën të luajë për Zvicrën, por ajo nuk kishte qëndruar gjatë tek ekipi i grupmoshave të reja të Zvicrës, sepse zemra i thoshte të shkojë te Kosova, pasi ndjente se atje kishin më tepër nevojë për të.
„Kam pasur një grumbullim me të rejat e ekipit nacional të Zvicrës, mirëpo tani kam zgjedhur ta përfaqësoj Kosovën. Në Estoni kemi marrë pjesë në një turne me Kosovën dhe atje i kemi fituar të gjitha ndeshjet. Kam luajtur të tri ndeshjet dhe për mua ka qenë një ndjenjë e mrekullueshme kur e kam veshur fanelën e vendlindjes së babait tim.
Në ekipin e Kosovës kemi folur edhe gjermanisht
Lojën e parë e kam ndier shumë emocionalisht. Kur kam dalë në fushë me fanelën e Kosovës, kam pasur një emocion që nuk e përshkruaj dot me fjalë. Po përfaqësoja Kosovën dhe ne po luanim mirë. Unë kisha shënuar gol dhe dashuria e gëzimi për ekipin dhe vendin kishte arritur kulmin. Ne kishim fituar të gjitha ndeshjet dhe ky ishte mua një përjetim i mrekullueshëm që nuk do ta harroj kurrë, shprehet për albinfo.ch Alketa Rama.
Kam tipare sulmuese, si të babait
„Prej babit kam mësuar shumë dhe më duket që i kam disa tipare sulmuese të tij për të shënuar gol. Unë vazhdimisht kërkoj portën dhe dua të shënoj gol, këtë sigurisht e kam trashëgim prej babit“, thotë për albinfo.ch, Alketa dhe vazhdon: „Jam shumë krenare me babin tim, jam shumë krenare që jam bija e tij. Kam mësuar shumë prej tij dhe ende mësoj e marrë këshilla pas çdo loje. Nganjëherë dalim dhe bëjmë stërvitje individuale dhe ai mi tregon ato detajet e vogla ku unë duhet të përmirësohem“.
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri Interesimi për studimet mjekësore në Austri është rritur ndjeshëm këtë vit, me 15,668 kandidatë të regjistruar...
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë