Lajme
Ali Ahmeti, diasporës shqiptare: Të bëhemi bashkë për Kërçovën
Sipas Ahmetit shqiptarët duhet të bashkohen për Kërçovën duke lënë anash ndasitë
Kreu i BDI-së në Maqedoninë Veriore, Ali Ahmeti, u ka bërë thirrje shqiptarëve, e në veçanti diasporës, që në garën e balotazhit më 31 tetor shqiptarët të kontribuojnë në rikthimin e Kërçovës.
“Një nga sfidat më të mëdha që kemi pasur gjatë këtyre viteve është kthimi i Kërçovës në duart tona dhe sot nuk duhet të lejojmë që të na kthehet historia prapa”, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti.
Postimi i plotë:
Bashkë jemi sfiduar në shumë raste dhe nuk jemi dorëzuar kurrë.
Kemi qëndruar të fortë sepse kemi qenë bashkë, si një popull i tërë i përkushtuar për vendlindjen tonë.
Një nga sfidat më të mëdha që kemi patur gjatë këtyre viteve është kthimi i Kërçovës në duart tona dhe sot nuk duhet të lejojmë që të na kthehet historia prapa.
Të dashur qytetarë të Kërçovës, shumë e dashura mërgatë e jona në diasporë, unë po ju thras, si biri juaj, si vëlla i juaji, si një prej jush, i shqetësuar për fatin e vendlindjes sonë po bëj apel që të tregojmë dhe demonstrojmë që jemi të bashkuar më 31 tetor për vendin tonë, për tokën tonë, për amanetin e të parëve tanë.
Shumë të dashur qytetarë që jetoni në mërgim, ju shumë të respektuar motra e vëllezër,
Përmes këtyre rreshtave ju bëj thirrje që të bëhemi bashkë edhe një herë për Kërçovën tonë.
Kërçovën tonë nuk duhet të lejojmë që të cënojë askush.
Andaj, të lëmë anësh të gjitha ndasitë dhe të përqëndrohemi tek ajo që na bashkon, tek Kërçova jonë dhe më 31 tetor të gjithë rrugët të na sjellin në vendlindje.
Bashkë e filluam këtë rrugëtim dhe bashkë duhet ta vazhdojmë, ju mirëpres që ta ribëjmë historinë më 31 tetor duke rrethuar numrin 3.
Bashkë vazhdojmë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














