Maqedonia
Ali Ahmeti rizgjidhet kryetar i BDI-së
Ahmeti shtoi se integrimi i vendit në NATO dhe BE mbetet përcaktim strategjik i pa kontestuar
Vendimi i degëve dhe delegatëve ishte unanim dhe pa kudërkandidat ndaj Ahmetit. Në fjalimin përshëndetës, Ahmeti theksoi se BDI është duke u ndërtuar që t’i udhëheqë proceset edhe 20 vjetët e ardhshme.
Duke folur për zgjedhjet e 12 prillit, kreu i BDI-së theksoi se në atë proces votohet për të ardhmen e vendit.
“Tani më 12 prill do të kemi edhe sprovën e parë dhe jam shumë i sigurt, ashtu siç kemi regjistruar e shënuar për 18 vjet 16 fitore, kjo që vjen më 12 prill është fitorja e radhës dhe më e rëndësishmja për BDI-në, për shtetin e Maqedonisë e Veriut, si një subjekt që ka ditur të mbajë barazitë etnike dhe politike në këto hapësira. Më 12 prill nuk fiton BDI-ja, por fiton Maqedonia e Veriuit, fitojnë qytetarët. Kemi ditur të balancojmë dhe të përballemi me vështirësitë më të mëdha dhe me sukses t’i menaxhojmë”, tha Ahmeti, përcjell AlsatM.
Ahmeti shtoi se integrimi i vendit në NATO dhe BE mbetet përcaktim strategjik i pakontestuar, ndërsa çdo kush që nuk respekton Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës dhe atë me Bullgarinë, BDI-në të mos e llogarisë për partner. Sipas tij, parimi i kosensualitetit duhet thellohet, ndërsa zbatimi i pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrdit duhet zgjeruar. Ahmeti foli edhe për nevojën e “vettingut” brenda partisë dhe në institucione gjyqësore.
“Nuk guxon të mbetet vetëm një zë ose rezolutë çështje sundimit të ligjit dhe e vettingut. Këtu duhet bërë punë tejet serioze që në vend të sundojë ligji, të ketë vetting të mirëfilltë dhe pastërti të vërtetë të figurave të cilat do të udhëheqin me sistemin e drejtësisë. Punët që na presin nuk janë të vogla. Neve duhet të jemi të vendosur në respektimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, të mbrojmë dhe respektojmë marrëveshjen e Prespës si dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë”, theksoi tutje ai.
Në Kongresin e katërt zgjedhor BDI miratoi edhe ndryshimet statuare, deklaratën dhe rezolutat si dhe formoi Këshillin e Përgjithshëm dhe atë Kombëtar.
Urimi i menjëhershëm ka qenë nga Enver Hoxhaj, i cili thotë se ka qenë i ftuar në emër të PDK-së e kryetarit Kadri Veseli.
“Urime mikut tim Ali Ahmeti për rizgjedhjen në krye të BDI-së sot në Kongresin IV në Shkup, ku mora pjesë në emër të PDK-së dhe Kryetarit Veseli. Ali Ahmeti dhe BDI janë faktorët kyç në përfaqësimin dhe të arriturat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Suksese!”, shkruan Hoxhaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri













